Kryesuesi i KGjK-së, z. Çoçaj merr pjesë në punëtorinë për Harmonizimin e Politikës Ndëshkimore

Kryesuesi i KGjK-së, z. Çoçaj merr pjesë në punëtorinë për Harmonizimin e Politikës Ndëshkimore

Mitrovicë, 05 dhjetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, janë duke marr pjesë në punëtorinë e parë mbi Harmonizimin e Politikës Ndëshkimore, punëtori kjo e organizuar nga KGjK, Akademia e Drejtësisë dhe Gjykata Supreme e Kosovës në përkrahje të Ambasadës së SHBA-së.

Në këtë punëtori është diskutuar për politikën ndëshkimore, për peshimin e rrethanave rënduese dhe lehtësuese dhe arsyetimin e tyre, me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit. Roli dhe angazhimi i prokurorëve në gjetjen dhe prezantimin e rrethanave relevante lehtësuese dhe rënduese qysh në fazën e hershme të hetimit të rastit, qasje unike në caktimin e gjobave dhe përparësia e caktimit të dëmshpërblimit, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit me Shërbimin Sprovues me fokus të veçantë në caktimin dhe implementimin e dënimeve alternative.

Në këtë punëtori pjesëmarrës të tjerë janë gjyqtarët dhe prokurorët nga regjioni i Mitrovicës, ku punëtori të tilla do të organizohen në të gjitha regjionet e Kosovës.