Gjykata Themelore në Prizren së bashku me degët e saj në Suharekë dhe Dragash përfunduan trajnimin e stafit për përdorim e SMIL në Divizionin e Kundërvajtjes

Gjykata Themelore në Prizren së bashku me degët e saj në Suharekë dhe Dragash përfunduan trajnimin e stafit për përdorim e SMIL në Divizionin e Kundërvajtjes

Me datë 29 Nëntor 2019, ka përfunduar në tërësi procesi i trajnimit të stafit për përdorimin e SMIL në Divizionin e Kundërvajtjes në Gjykatën Themelore Prizren me degët e saj në Suharekë dhe Dragash.

Trajnimi i stafit për përdorimin e SMIL në Gjykatën Themelore Prizren – Divizioni për Kundërvajtje ka filluar me datë 21 Tetor 2019, në degën e Suharekës ka filluar me datë 4 Nëntor 2019, ndërsa dega në Dragash ka filluar me datë 21 Nëntor 2019.

Në regjionin e Gjykatës Themelore Prizren, numri total i stafit të trajnuar sa i përket Divizionit të Kundërvajtjes për përdorimin e SMIL është 21.