Ftesë për media

Ftesë për media

Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike do të organizojnë një punëtori dyditore në Hotelin “Sirius”, më 3 dhe 4 dhjetor 2019, me temën: “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”.

Andaj, ju ftojmë të merrni pjesë në hapje të kësaj punëtorie, e cila fillon nesër, më 3 dhjetor 2019, në ora 09:00, me ç’rast me fjalë rasti do të paraqiten:

–          Nicholas Abbott, Ambasador Britanik në Kosovë;

–          Bahri Hyseni, Kryesues, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe;

–          Skender Çocaj, Kryesues, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në punëtori do të jetë prezent ligjëruesi z. Michael Hopmeier, gjykatës në Southwark Crown Court në Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të diskutojë për sfidat e hetimit të krimit ekonomik, rregullimin dhe parandalimin e pastrimit të parave, regjimin e konfiskimit në Kosovë dhe për tema të tjera lidhur me konfiskimin.