Gjykata Themelore në Prishtinë arrin progres të theksuar në regjistrimin e lëndëve të vjetra në sistemin SMIL

Gjykata Themelore në Prishtinë arrin progres të theksuar në regjistrimin e lëndëve të vjetra në sistemin SMIL

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sistemin SMIL deri më tani janë regjistruar 32,134 lëndë të vjetra penale dhe civile, ndërsa kanë mbetur për tu regjistruar vetëm edhe 2,590 lëndë të vjetra.

Të gjitha lëndët e vjetra penale pranë kësaj gjykate janë regjistruar tashmë në sistem, ndërsa lëndë të vjetra civile për tu regjistruar në sistem kanë mbetur edhe 2,590 lëndë, të cilat pritet që të regjistrohen në sistem deri në fund të këtij viti.

Regjistrimi i të gjitha lëndëve të vjetra në sistem në Gjykatën Themelore Prishtinë, shënon edhe përmbylljen e procesit të regjistrimit të lëndëve të vjetra në të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës, pasi që tani më në të gjitha Gjykatat Themelore të tjera ky proces ka përfunduar tashmë.