NJOFTIM

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët e cekur në listën e bashkangjitur, të cilët i kanë plotësuar kushtet themelore për t’iu nënshtruar testit kualifikues për Gjyqtar. Testi kualifikues do të mbahet me datën 17 nëntor 2019, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri. Testi do të mbahet në dy grupe. Grupa e parë sipas regjistrit rendor (të bashkangjitur) fillon nga numri një (1) deri në numrin njëqind e pesëdhjet e tre (153), kurse grupa e dytë nga numri i regjistrit rendor prej njëqind e pesëdhjet e katër (154) deri në numrin treqind e gjashtë (306).

Obligimet e kandidatëve:

  • Kandidatët nga grupi i parë janë të obliguar që të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 08:30.
  • Kandidatët nga grupi e dytë janë të obliguar që të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 10:30.
  • Kandidatët janë të obliguar që të marrin me vete dokumentin personal për identifikim (letërnjoftimin ose pasaportën). Nuk do të pranohet asnjë dokument tjetër.
  • Kandidatëve nuk u lejohet që të kenë në posedim: asnjë lloji çante dore, letre, dosje, stilolaps, laps, fletore, dokumente, telefona, kompjuter, kamera, dëgjuese-kufje, aparat MP3 apo ndonje pajisje tjetër elektronike të çfardo lloji; asnjë lloj shënimi, ligji, materiali lexues apo material për shkrim (letër e pastër), siç është e përcaktuar në nenin 21 paragrafi 14, pika 14.1 dhe 14.2 të Rregullores. (mos respektimi i këtij rregulli nga ana e kandidatit, do të jetë bazë për diskualifikim të menjëhershëm nga gara e mëtutjeshme)
  • Kandidatët të cilët nuk paraqiten në orarin e sipër cekur ose paraqiten pasi që të gjithë kandidatët futen në sallën e mbajtjes së testit kualifikues, nuk do të lejohen të marrin pjesë në test.

Vërejtje: Kandidatët të cilët e kanë përfunduar provimin dhe trajnimin fillestar të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës i nënshtrohen vetëm intervistës me gojë dhe procesit të vlerësimit të integritetit personal  dhe  aftësive  profesionale  të  kandidatëve,  siç  është  përcaktuar  me  nenin 22 dhe 23 të kësaj Rregulloreje. Për të gjithë këta kandidatë do të llogaritet se kanë fituar minimumin e pikëve të përcaktuara me Rregullore sa i përket provimit me shkrim. Në të kundërtën, kandidatët mund t’i nënshtrohën të gjithë procedurës sipas Rregullorës.