Gjykata Themelore e Mitrovicës prinë në publikimin e aktgjykimeve

Gjykata Themelore e Mitrovicës prinë në publikimin e aktgjykimeve

Prishtinë, 07 Nëntor 2019 – Publikimi i aktgjykimeve ndihmon sistemin gjyqësor që të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bazuar në ligjin në fuqi, të gjitha vendimet përfundimtare duhet të publikohen, andaj kjo rritje e numrit të aktgjykimeve të publikuara tregon se gjykatat janë të përkushtuara dhe po punojnë në drejtim të publikimit të të gjitha aktgjykimeve të plotfuqishme.

Gjatë muajit tetor, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka publikuar më së shumti aktgjykime në krahasim me gjykatat tjera, në total, 478 aktgjykime. Në diagramet e ilustruara, gjeni numrin e aktgjykimeve të publikuara për secilën Gjykatë, të kategorizuara me degë dhe lëndë. Aktgjykimet e publikuara mund të gjinden në web faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në këtë link: http://www.gjyqesori-rks.org/