Njoftim për konsultim publik për Projekt – Udhëzimin Administrativ për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara dhe Manualin për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara

Njoftim për konsultim publik për Projekt – Udhëzimin Administrativ për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara dhe Manualin për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore.

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Projekt Udhëzimit Administrativ për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara dhe Manualin për Publikimin e Aktgjykimeve të Përpunuara, drafti i së cilit është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Udhëzimit.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të këtij Udhëzimi.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është 15 ditë kalendarike, përkatësisht deri me 18 nëntor 2019.

Për të shkarkuar draftet Vizitoni Linkun

Konsultime publike