Projekti SMIL organizoi takimin me ekspertë ndërkombëtar për avancimin dhe përmirësimin e raporteve statistikore

Projekti SMIL organizoi takimin me ekspertë ndërkombëtar për avancimin dhe përmirësimin e raporteve statistikore

Me datë 30 Tetor 2019, në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Projekti SMIL organizoi takim me ekspertë ndërkombëtar.

Të pranishëm në këtë takim ishin ekspertë të angazhuar nga USAID, CEPEJ, Projekti JSSP si dhe Projekti SMIL.

Qëllimi i këtij takimi ishte ofrimi i rekomandimeve për të përmirësuar, avancuar dhe plotësuar raportet e reja statistikore në sistemin gjyqësor, në atë mënyrë që të sigurohen raporte më të detajuara dhe të cilat përfshijnë indikatorët e CEPEJ.