Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri

Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri

Në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri ka përfunduar me sukses regjistrimi i lëndëve te vjetra civile në sistem.

Procesi i regjistrimit ka filluar me datë 08 tetor 2019 dhe është finalizuar me datë 25 tetor 2019.

Numri i lëndëve te regjistruara në sistem është 1416 dhe tani më të gjitha lëndët civile mund të procedohen në mënyrë elektronike.