JSSP përkrahë finalizimin e Udhëzimit Administrativ për rendin shtëpiak në gjykata

JSSP përkrahë finalizimin e Udhëzimit Administrativ për rendin shtëpiak në gjykata

Prishtinë, 24 Tetor 2019 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (‘KGjK’) në bashkëpunim me Programin e USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), ka organizuar sot një tryezë diskutimi rreth Udhëzimit Administrativ për rregullat unike dhe të përbashkëta për rendin shtëpiak në gjykata.
Kryetari i Komisionit për administrimin e gjykatave, Ćerim Fazliji hapi tryezën me diskutime dhe komente lidhur me këtë Udhëzim, në mënyrë që të përfundohet draftimi final i tij.

Qëllimi i këtij Udhëzimi është që të vendosë një sistem të rregullave unike dhe të përbashkëta të rendit shtëpiak në gjykata, i cili do të zbatohet ndaj të gjithë personave që kanë qasje në objektet e gjykatave të Kosovës.

Më tej gjatë punëtorisë është diskutuar për çështjet specifike nga pjesëmarrësit rreth këtij udhëzimi dhe janë adresuar sugjerimet me qëllim që të inkorporohen ndryshimet. Kështu që në parim me disa ndryshime ky udhëzim u finalizua.

Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues nga BE-së, OSBE-së dhe USAID-it.Në këtë tryezë kanë qenë të ftuar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile (OJQ), mirëpo përkundër ftesës nuk ishin të pranishëm.