Filloj trajnimi i stafit dhe regjistrimi i lëndëve në sistemin SMIL në Departamentin e Kundërvajtjes në Gjykatën Themelore Prizren

Filloj trajnimi i stafit dhe regjistrimi i lëndëve në sistemin SMIL në Departamentin e Kundërvajtjes në Gjykatën Themelore Prizren

Me datë 23 Tetor 2019, në Gjykatën Themelore Prizren ka filluar regjistrimi i lëndëve të Departamentit të Kundërvajtjes si dhe trajnimi i stafit të këtij departamenti për përdorimin e sistemit SMIL.

Trajnimi për përdorimin e SMIL në Departamentin e Kundërvajtjes për këtë gjykatë pritet që të përfundoj në fund të muajit Tetor 2019 dhe nga ky trajnim është planifikuar që të trajnohen 10 përdorues të angazhuar në këtë departament.