KGjK dhe Kolegji AAB nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët

KGjK dhe Kolegji AAB nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët

Prishtinë, 21 Tetor 2019 – Këshilli Gjyqësor të Kosovës dhe Kolegji AAB – Fakulteti Juridik kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit.

Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga Kryesuesi i KGjK, Skënder Çoçaj dhe Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit ‘AAB’, Veton Vula, ka për qëllim krijimin e bashkëpunimin në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit ‘AAB’ për shkëmbimin e praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët si dhe prezantimit të ekspertëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës para studentëve të Kolegjit ‘AAB’ për tema të cilat lidhen me fushën e sistemit të drejtësisë.

KGjK-ja, përmes këtij memorandumi do t’ju mundësoi studentëve të Kolegjit AAB, Fakulteti Juridik mbajtjen e praktikës dhe vizitave studimore në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Kolegji AAB do të garantojë se puna praktike dhe vizitat studimore të studentëve në gjykatat respektive të vlerësohen dhe konsiderohen si pjesë shtesë e mësimit teorik të studentëve.
KGjK është e gatshme të bashkëpunoi dhe të ndihmoi të gjitha vatrat mësimore – tha në mes tjerash, kryesuesi Çoçaj.

Ky memorandum do të hap rrugë për bashkëpunim ndërmjet këtyre dy institucioneve me qëllim të ngritjes profesionale të studentëve. Memorandumi është nënshkruar për periudhën tre (3) vjeçare, me mundësi vazhdimi.