GIZ shpreh gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes në sistemin gjyqësor

GIZ shpreh gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes në sistemin gjyqësor

Prishtinë, 14 Tetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka pritur në takim Menaxherin e Projektit për Reformë Juridike dhe Administrative të Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Karl Weber.

Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit në të dy institucioneve, njoftimi mbi të arriturat e GIZ-it në fushën e sistemit gjyqësor me theks të veçantë të Zyrës së Skanimit në Departamentin Administrativë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kryesuesi Çoçaj ka falënderuar menaxherin Weber për mbështetjen e vazhdueshme të institucionit që ai përfaqëson si dhe ka njoftuar për të arriturat dhe sfidat e deri tanishme. Po ashtu, Çoçaj mirëpriti rezultatet pozitive e zyrës e skanimit si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në proceset aktuale fushat e interesit të përbashkët ndërinstitucional.

Nga ana tjetër, Weber përgëzoi Kryesuesin Çoçaj për rezultatet e arritura në sistemin e drejtësisë si dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje në zbatimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve. Weber e vlerësoi lartë punën e zyrës së skanimit dhe kërkoi që edhe në të ardhmen kjo zyrë të vazhdoi punën dhe të mbështet nga KGjK-ja me qëllim të reduktimit të numrit të rasteve të pazgjidhura.

KGjK dhe GIZ pritet që edhe në të ardhmen të vazhdojnë bashkëpunimin përmes projekteve me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.