Përfundon trajnimi i stafit dhe regjistrimi i lëndëve në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega e Graçanicës

Përfundon trajnimi i stafit dhe regjistrimi i lëndëve në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega e Graçanicës

Procesi i regjistrimit të lëndëve të vjetra dhe atyre në punë – lëmia civile, në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega e Graçanicës ka përfunduar, dhe në total janë regjistruar 708 lëndë të vjetra, si dhe të gjitha lëndët e reja të pranuara.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra pranë kësaj dege ka filluar me 15 Gusht 2019 dhe ka përfunduar me datë 4 Shtator 2019 dhe tani më këto lëndë gjenden në sistemin SMIL dhe të njëjtat mund të procedohen tërësisht përmes sistemit. Gjithashtu, të gjitha lëndët e reja që po pranohen, regjistrohen dhe procedohen përmes sistemit SMIL.

Po ashtu në këtë degë janë trajnuar për përdorimin e SMIL gjithsejtë 15 të punësuar, të cilët tani janë aftësuar plotësisht në përdorimin e sistemit SMIL. Trajnimi i stafit të kesaj dege ka përfunduar me datën 4 Shtator 2019.