Arrin në mbi 100,000 numri i lëndëve të regjistruara në SMIL

Arrin në mbi 100,000 numri i lëndëve të regjistruara në SMIL

Që nga fillimi i përdorimit të SMIL në gjykata e deri më tani, në Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve janë regjistruar mbi 100,000 lëndë.

Nga ky numër i lëndëve, 46,113 lëndë janë të vjetra, ndërsa pjesa tjetër e lëndëve në total prej 53,887, janë lëndë të reja të cilat janë regjistruar që nga fillimi i përdorimit të SMIL në gjykata e deri më tani.

Projekti SMIL është angazhuar në vazhdimësi që të gjitha lëndët në gjykata të regjistrohen në sistem, në atë mënyrë që të njëjtat të procedohen tërësisht në mënyrë elektronike nga gjyqtarët.