Këshilli Gjyqësor i Kosovës rritë numrin e zyrtarëve për regjistrimin e lëndëve të vjetra në SMIL në Gjykatën Themelore Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës rritë numrin e zyrtarëve për regjistrimin e lëndëve të vjetra në SMIL në Gjykatën Themelore Prishtinë

Me qëllim të arritjes së objektivit të regjistrimit të lëndëve të vjetra në sistem, KGJK ka rritur numrin e zyrtarëve për regjistrimin e lëndëve të vjetra në Gjykatën Themelore Prishtinë.

Me datë 27 Shtator 2019, pesë zyrtarë të rinj për regjistrimin e lëndëve të vjetra në sistem janë angazhuar në Gjykatën Themelore Prishtinë duke e rritur kështu në dhjetë numrin e stafit për regjistrimin e lëndëve të vjetra në SMIL në këtë gjykatë, me qëllim që deri në fund të këtij viti të regjistrohen të gjitha lëndët e vjetra në sistem.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në vazhdimësi është angazhuar në mënyrë që të gjitha lëndët e vjetra në gjykata të regjistrohen në sistemin SMIL. Andaj, duke pasur parasysh vëllimin e madh të lëndëve të vjetra të cilat gjinden në Gjykatën Themelore Prishtinë, KGJK ka rritur numrin e zyrtarëve për regjistrimin e këtyre lëndëve në sistem dhe është i vendosur që deri në fund të këtij viti të përmbyllë në tërësi këtë proces për të gjitha gjykatat e shtetit të Kosovës.