Vazhdon progresi i implementimit të Projektit SMIL në të gjitha gjykatat e Kosovës

Vazhdon progresi i implementimit të Projektit SMIL në të gjitha gjykatat e Kosovës

Në kuadër të angazhimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të vënë në zbatim Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) në gjitha gjykatat e shtetit të Kosovës, KGJK paraqet të dhëna statistikore mbi rezultatet e arritura në vënien në zbatim të SMIL në gjykata dhe shkallën e përdorimit të SMIL nga gjyqtarët në kryerjen e lëndëve duke përdorur sistemin.

Të dhënat e paraqitura më poshtë, tregojnë nivelin e zbatimit të SMIL për lëmine PENALE dhe CIVILE në të gjitha gjykatat e Kosovës, për shtatë regjionet: Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Në grafikun e parë është paraqitur progresi i kryerjes së lëndëve PENALE nga gjyqtarët përmes sistemit SMIL. Të dhënat e paraqitura në këtë grafik përfshijnë të gjitha regjionet: Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë. Në këtë grafik janë paraqitur të dhëna për periudhën kohore Janar-Gusht 2019.

Kurse në grafiku më poshtë është paraqitur niveli i zbatimit të SMIL për lëmine CIVILE, duke përfshirë të gjitha regjionet: Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë. Grafiku përfshinë të dhëna për periudhën Qershor-Gusht 2019, duke qenë se nga muaji Qershor gjyqtarët kanë filluar që lëndët civile ti kryejnë përmes sistemit.