U mbajt takimi i 41-të me radhë i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

U mbajt takimi i 41-të me radhë i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

Sot, me datë 27 Shtator 2019, në Sallën e Takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u mbajt takimi i 41-të i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL.

Në këtë takim u prezantuan të dhëna nga të arriturat kryesore të trajnimit të përdoruesve dhe vënies në zbatim të SMIL për gjykata dhe prokurori.

Po ashtu në këtë takim është paraqitur niveli i zbatimit të SMIL për lëmine penale dhe civile, në nivel të të gjitha regjioneve, me të dhënat për Gjykatat Themelore dhe degët e tyre, të cilat përfshijnë regjionet: Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë. Me theks të veçantë është përmendur niveli i zbatimit të SMIL për Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila për një periudhë të shkurtër kohore ka arritur nivele të larta të zbatimit të SMIL dhe se 90 % të lëndëve penale për muajin Gusht në këtë gjykatë janë kryer përmes sistemit SMIL.

Në fund të takimit u ritheksua që Projekti SMIL së bashku me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës do të vazhdojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre në mënyrë që sistemi SMIL të zbatohet në tërësi në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e shtetit të Kosovës.