KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Rafet Ismaili

KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Rafet Ismaili

Prishtinë, 27 Shtator 2019 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Zëvendëskryesueses, Makifete Saliuka, mbanë mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Rafet Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj – Divizioni Penal.

Gjyqtari, i cili është arrestuar me datë 26.09.2019, nën dyshimin se kishte për të kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 të KPRK.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar të ofroi përkrahje të plotë organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative.