KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Sali Berisha

KGjK pezullon nga detyra gjyqtarin Sali Berisha

Prishtinë, 20 Shtator 2019 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha

Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha.

KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.