Departamenti Special i Gjykatës Themelore Prishtinë përfundoj regjistrimin e lëndëve në sistemin SMIL

Departamenti Special i Gjykatës Themelore Prishtinë përfundoj regjistrimin e lëndëve në sistemin SMIL

Procesi i regjistrimit të lëndëve në punë, në sistemin SMIL në Departamentin Special të Gjykatës Themelore Prishtinë ka përfunduar në tërësi, ndërsa në total janë regjistruar gjithsejtë 23 lëndë.

Regjistrimi i lëndëve në punë pranë këtij departamenti ka përfunduar sot, me datë 20 Shtator 2019 dhe tani më këto lëndë gjenden në sistemin SMIL dhe të njëjtat mund të procedohen tërësisht përmes sistemit.

Po ashtu në këtë departament janë trajnuar për përdorimin e SMIL gjithsejtë gjashtë gjyqtarë, një referent si dhe dy zyrtarë ligjor, të cilët janë aftësuar plotësisht në përdorimin e sistemit SMIL.