Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes KGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes KGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 19 Shtator 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj dhe U.D drejtoresha e Akademisë së Drejtësisë, Luljetë Hetemi, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të KGJK-së dhe AD-së.

Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të fokusohet në shkëmbimin e informatave dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me vlerësimin e nevojave për trajnime, përcaktimin e politikave trajnuese, zbatimin e programit të trajnimeve, pjesëmarrjen në trajnime, shkëmbimin e të dhënave për trajnimet e realizuara dhe pjesëmarrësit, si dhe vlerësimin e ndikimit të trajnimeve.

KGjK do të angazhohet në vlerësimin e nevojave për trajnim të gjyqtarëve dhe stafit administrativ dhe të njoftoj AD-së me rezultatet e këtij procesi. Mes të tjerash, KGJK do të jap udhëzime dhe do të mbështesë Akademinë.
Nga ana tjetër, Akademia e Drejtësisë, do të angazhohet që të përfshijë KGJK-në në procesin e hartimit të programit të trajnimeve, të përfshijë propozimet e KGJK-së në këto programe dhe t’i jap informata KGJK-së sipas kërkesave dhe nevojës.