Mbahet takimi i radhës i Asamblesë së Kryetarëve dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Mbahet takimi i radhës i Asamblesë së Kryetarëve dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Prishtinë, 18 Shtator 2019 – Është mbajtur sot takimi i Asamblesë së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës nën udhëheqjen e kryesuesit Bashkim Hyseni – kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj. Gjatë këtij takimi, janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës: Kompensimi i personve të dënuar ose arrestuar pa arsye; Publikimi i Aktgjykimeve; Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Diskutim mbi implementimin në praktikë të Ligjit dhe Rregullores për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve.

Kryesuesi i Asamblesë, Bashkim Hyseni, nisi takimin me diskutimin e kompensimit të personave të dënuar ose të arrestuar pa arsye, ku gjatë vitit 2019 ka pasur rritje të numrit të personave dhe të vlerave, si pasojë e paraburgimeve dhe arrestimeve pa arsye. Nisi takimi me pikat e dites… Kryetarët e Gjykatave, u bëjnë apel gjyqtarëve që sa më shumë të përdoren masat alternative pasi që mes tjerash, këtu ndërlidhet edhe efikasiteti i punës së tyre.

Si pikë tjetër, u diskutua publikimi i aktgjykimeve dhe numri i aktgjykimeve të publikuara nga gjykatat të cilat deri në Maj të këtij viti, kanë publikuar në total 13382 aktgjykime.
Kryetari Hyseni, u bën thirrje të gjitha gjykatave që të vazhdojnë me rritjen e këtij numri dhe të mirret me prioritet kjo çështje, pasi që publikimi i aktgjykimeve është obligim ligjor.

Gjatë këtij takimi, u diskutua Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, më konkretisht, rritja e përgjegjësisë dhe efikasitetit, rritja e profesionalizmit dhe kompetencës, ngritja e integritetit të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.
Kryesuesi Çoçaj, fton kryetarët e gjykatave që të analizojnë rekomandimet, aktivitetet që duhen realizuar si dhe rezultatet e pritura, në mënyrë që të rrisim llogaridhënien si sistem gjyqësor. Kryetari Hyseni, gjithashtu, kërkoi që të ketë takime më periodike mes Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore në mënyrë që të minimizohet numri i vendimeve gjyqësore të anuluara dhe riprocedimeve gjyqësore.

Mes të tjerash, anëtarët e Asamblesë diskutuan rreth implementimit në praktikë të Ligjit dhe Rregullores për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve, ku duhet të ndërmiren masa për zgjidhjen e problemeve në prakikë. Me prioritet, duhet të miret edhe çështja e disiplinimit të gjyqtarëve, për të cilën së shpejti parashihet që të mbahen edhe trajnime.