Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Podujevë përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Podujevë përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Me datë 18 Shtator 2019, Në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Podujevë ka përfunduar regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra civile pranë kësaj gjykate ka filluar me datë 16 Korrik 2019, ndërsa në sistem janë regjistruar gjithsejtë 2,325 lëndë të vjetra.

Tani më këto lëndë janë vendosur në sistem dhe të njëjtat mund të procedohen tërësisht në mënyrë elektronike.