Kryesuesi Çoçaj në vizitë studimore në SHBA

Kryesuesi Çoçaj në vizitë studimore në SHBA

Prishtinë, 12 Shtator 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi dhe prokurori i Shtetit Agron Qala, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni i gjyqësorit nga Kosova, ka zhvilluar takime me gjyqtarë të njohur, përfshirë John Tunheim, nga Gjykata e Qarkut të Mineapolis, takim me kryeprokurorin e Minesotas, Keith Ellison, pastaj kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore e panele diskutimi, me qëllim të përfitimit të përvojave dhe prakikave sa më të mira.

Takime tjera do të zhvillohen me udhëheqës të anëtarëve të komisioneve për politikë ndëshkimore të Minesota-s, Saint Paul, profesorë të Universitetit të Minesotës dhe prokurorë nga Distrikti Uashington.

Vizita njëjavore në Minesota të ShBA-ve, është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në kuadër të planit të punës për implementim të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë.