KGJK dhe KPK kanë diskutuar rastet për korrupsion dhe krim të organizuar

KGJK dhe KPK kanë diskutuar rastet për korrupsion dhe krim të organizuar

Prishtinë, 04 Shtator 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, priti në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni.

Qëllimi i takimit ishte dakordimi i caktimit të rasteve të cilat do të vlerësohen në Komisionin Vlerësues për korrupsion të nivelit të lartë dhe krim të organizuar. Kryesuesit e dy Këshillave u pajtuan që të mbajnë takime të përbashkëta deri në përfundimin e misionit në fjalë.