Njoftim formal për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët

Njoftim formal për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët

Ambasada Britanike në Prishtinë në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), shpallë Njoftim Paraprak për një mundësi unike të të mësuarit, e cila është projektuar për të mbështetur rritjet ambicioze të standardeve të atyre që punojnë në zemër të Sistemit të Drejtësisë Penale

Kemi kënaqësinë që të shpallim një iniciativë të veçantë për rritjen e mëtejme të aftësive të prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët merren me trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe rasteve të pastrimit të parave. Shumë shpejtë presim të kemi aplikime nga gjyqtarë dhe prokurorë të cilët dëshirojnë të përfshihen në një përvojë ndërvepruese të të mësuarit dhe mentorimit.

Me anë të mentorimit të personalizuar, pjesëmarrësit do të përfitojnë nga ndërveprimi personal me praktikuesit e sistemit të drejtësisë në Britani (Gjyqtarë dhe Prokurorë), duke i rritur kështu shkathtësitë e tyre dhe duke ndërtuar shtigjet dhe prospektet e tyre të karrierës. Gjithashtu pritet që  pasi të kenë përfunduar programin pjesëmarrësit të jenë në gjendje dhe të gatshëm t’i ndajnë përfitimet e mësimit të tyre me kolegët e tyre.

Programi do të përqendrohet në trajtimin e lëndëve më të vështira siç janë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të rëndë dhe të organizuar dhe pastrimit të parave. Kandidatët e suksesshëm mund të presin:

  • përfshirje intensive personale për një periudhë prej 12 muajve me praktikues të drejtësisë nga MB, të cilët do të ofrojnë këshilla dhe udhëzime praktike për të ndihmuar në rritjen e aftësive teknike për menaxhimin e lëndëve;
  • trajnim për zhvillim, mbështetje dhe udhëzime të dizajnuara për të përmbushur nevojat e zhvillimit organizativ dhe personal;
  • vizita studimore në Angli,  ku kandidatët e suksesshëm do të jenë në gjendje të:
  • takojnë gjyqtarë, prokurorë dhe personelin mbështetës në Shërbimin e Drejtësisë Penale të Anglisë dhe Uellsit, duke vëzhguar mënyrat e tyre të punës, shkëmbimin e ideve dhe fitimin e një pasqyre të vlefshme për praktikat më të mira, dhe
  • të vizitojnë organizatat kryesore të drejtësisë penale siç janë: Agjencia Kombëtare e Krimit, Autoriteti i Sjelljes Financiare, Zyra e Mashtrimeve të Rënda, një Stacion të Forcës Policore dhe Gjykatat.

Pritet që një njoftim formal për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e interesuar të publikohet në fillim të muajit shtator 2019.

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni Mark Dixon markdixon@agencialtd.com (për gjuhën angleze),  Blerina Jashari blerina.jashari@axiom-international-ltd.com (për gjuhë shqipe) apo Miodrag Jovic jovic.miodrag@gmail.com (për gjuhën serbe), të cilët do të kenë kënaqësinë t’ju ndihmojnë më tej.