Filloj implementimi i SMIL për Lëminë Civile në Gjykatën Themelore Mitrovicë

Filloj implementimi i SMIL për Lëminë Civile në Gjykatën Themelore Mitrovicë

Me datë 19 Gusht 2019 ka filluar implementimi i SMIL për Lëmine Civile në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra civile, pranë kësaj gjykate ka filluar me datë 20 Gusht 2019 dhe numri i lëndëve të vjetra që do të regjistrohen është 3,158 lëndë.

Trajnimet e stafit për lëmine civile në GJTH Mitrovicë, sipas planit do të përfundojn në fund të muajit shtator për të vazhduar pastaj në degët e kësaj gjykate.