KGjK dhe KPK koordinohen për realizimin e një ankete për perceptimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

KGjK dhe KPK koordinohen për realizimin e një ankete për perceptimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 28 Gusht 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Skënder Çoçaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni dhe Zëvendës/kryesuesja e KGjK-së, Makifete Saliuka, kanë pritur sot në një takim përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Sektorit të INL-së në Prishtinë dhe përfaqësuesit e Institutit “Riinvest”.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi i përbashkët i realizimit të një ankete për perceptimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, e cila do të realizohet me gjyqtarë dhe prokurorë dhe kategori të tjera.

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat adekuate dhe mundësitë e lehtësimit të bërjes së kësaj ankete, e cila ndërlidhet me avancimin dhe fuqizimin e shërbimeve të përgjithshme të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të lehtësohet qasja gjatë realizmit të anketës, e cila zhvillohet në kuadër të projektit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, me ç’rast u tha se nuk do të mungojë angazhimi dhe vullneti për të mbështetur realizmin e kësaj ankete.