Filloj implementimi i SMIL – Lëmia Civile në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Graçanicë

Filloj implementimi i SMIL – Lëmia Civile në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Graçanicë

Me datë 15 Gusht 2019, në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Graçanicë, ka filluar implementimi i SMIL për Lëminë Civile.

Pranë kësaj gjykate pritet që të trajnohen gjithësejt gjashtëmbëdhjetë përdorues, si dhe në tërësi të regjistrohen rreth 700 lëndë të vjetra civile në sistem.

Trajnimi i përdoruesve të SMIL dhe regjistrimi i lëndëve të vjetra për këtë gjykatë, pritet që të përfundoj më së largu deri me datën 10 Shtator 2019.