Mbi 10,000 lëndë të vjetra penale të regjistruara deri më tani në SMIL në Gjykatën Themelore Prishtinë

Mbi 10,000 lëndë të vjetra penale të regjistruara deri më tani në SMIL në Gjykatën Themelore Prishtinë

Sot, me datën 15 Gusht 2019, në ora 14:35, numri i lëndëve të vjetra penale të regjistruara në SMIL në GJTH Prishtinë ka arritur në mbi 10,000 lëndë të regjistruara.

Nga numri i përgjithshëm prej 34,724 lëndë të vjetra të cilat janë planifikuar të regjistrohen në sistem deri në fund të këtij viti, tani më në SMIL janë regjistruar 10,000 lëndë të vjetra, ndërsa kanë mbetur për tu regjistruar edhe 24,724 lëndë të vjetra penale dhe civile.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës falënderon të gjithë stafin e kësaj gjykate për angazhimin e tyre në regjistrimin e lëndëve të vjetra penale dhe civile në SMIL dhe mbetet i përkushtuar që deri në fund të këtij viti të përfundoj në tërësi ky aktivitet.