Regjistrimin i lëndëve të vjetra penale dhe civile në sistem SMIL

Regjistrimin i lëndëve të vjetra penale dhe civile në sistem SMIL

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të vënies në zbatim të SMIL për gjykata ka paraparë edhe regjistrimin i të gjitha lëndëve të vjetra në sistem.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra penale në sistem ka filluar qysh nga viti i kaluar për pesë regjionet (Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Prizren). Po ashtu gjatë këtij viti regjioni i Prishtinës dhe Mitrovicës kanë filluar regjistrimin e lëndëve të vjetra penale në sistemin SMIL.

Ndërsa regjistrimi i lëndëve të vjetra civile për regjionet Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Prizren ka filluar qysh në fillim të këtij viti.

Në kuadër të këtij aktiviteti është paraparë që në total për të gjitha regjionet dhe të gjitha gjykatat të regjistrohen 85,410 lëndë, kurse deri më tani në sistem nga ky numër i lëndëve janë regjistruar 31,749 lëndë dhe se në numrin më të madh të gjykatave procesi i regjistrimit të lëndëve të vjetra tani më ka përfunduar në tërësi.

Në grafikun më poshtë është paraqitur niveli i regjistrimit të lëndëve të vjetra në sistem, ku me ngjyrë të gjelbër është paraqitur progresi i regjistrimit të lëndëve të vjetra ndërsa me të kuqe janë paraqitur lëndët e vjetra të mbetura për tu regjistruar në SMIL.