Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmbyll me sukses aktivitet e parapara për zbatimin e SMIL për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmbyll me sukses aktivitet e parapara për zbatimin e SMIL për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019

Në kuadër të angazhimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të vënë në zbatim Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) në gjitha gjykatat e shtetit të Kosovës, KGJK paraqet të dhëna statistikore mbi rezultatet e arritura në vënien në zbatim të SMIL në gjykata dhe shkallën e përdorimit të SMIL nga gjyqtarët në kryerjen e lëndëve duke përdorur sistemin.

Të dhënat e paraqitura në vazhdim në dy grafiket janë nga raporti i gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 të Projektit SMIL.

Në grafikun e parë është paraqitur niveli i progresit të përdorimit të SMIL nga gjyqtarët në kryerjen e lëndëve duke përdorur SMIL për LËMINE PENALE. Të dhënat e paraqitura janë për në nivel të të gjitha regjioneve (Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë) dhe përfshijnë periudhën e gjashtëmujorit të parë 2019. Me qenë se në regjionin e Prishtinës dhe Mitrovicës, trajnimet për përdorimin e SMIL kanë filluar në muajin Mars 2019, të dhënat në grafik fillojnë të paraqiten duke filluar nga muaji Pill 2019, pasi që lëndët e para kanë filluar të zgjidhen duke përdorur SMIL që nga muaji Prill.

Ndërsa në grafikun më poshtë është paraqitur niveli i progresit të kryerjes së lëndëve nga gjyqtarët përmes sistemit SMIL për LËMINE CIVILE, vetëm sa i përket regjioneve Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Pejë, kjo për faktin se në regjionin e Prishtinës dhe Mitrovicës është planifikuar që SMIL për lëmine civile të vihet në zbatim në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka për objektiv që deri në përfundim të vitit 2019 të zbatoj implementimin e plotë të SMIL për LËMINE PENALE DHE CIVILE dhe të arrijë shkallën 100% të kryerjes së lëndëve nga gjyqtarët duke përdorur sistemit, në të gjitha gjykatat themelore dhe degët e tyre.