Çoçaj priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës

Çoçaj priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 08 Gusht 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skënder Çoçaj, dhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, pritën sot në një takim, Shefin e Sektorit për Çështje Ligjore, Nënkolonel Çlirim Hajdini dhe Kryesuesin e Komisionit për vendosje sipas Ligjit për Kundërvajtje në Policinë e Kosovë, Nënkolonel Haxhi Krasniqi.

Në këtë takim u bisedua për temat me interes të përbashkët për dy institucionet si dhe për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe realizimit të takimeve të ndërsjella edhe në të ardhmen.