U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

Prishtinë, 30 Korrik 2019 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është mbajtur takimi i tridhjetë me radhë i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, ku të pranishëm në takim ishin edhe kryesuesi i KGjK-së, Skënder Çoçaj dhe Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni.

Në këtë takim u prezantua draft raporti i rezultateve të arritura të Projektit SMIL, për periudhën Janar – Qershor të vitit 2019.

Gjithashtu, janë shpalosur edhe aktivitetet kryesore me të cilat është marrë Projekti SMIL, regjistrimi i lëndëve të vjetra, trajnimet si dhe zbatimi i SMIL-it në gjykata dhe prokurori për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.