Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL në Gjykatën Themelore Ferizaj – Dega Shtërpcë

Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL në Gjykatën Themelore Ferizaj – Dega Shtërpcë

Gjykata Themelore Ferizaj – Dega Shtërpcë ka përfunduar regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL.

Në total pranë kësaj gjykate janë regjistruar 80 lëndë të vjetra, ndërsa regjistrimi i tyre ka filluar me datën 1 Korrik 2019 dhe si proces ka përfunduar me datën 18 Korrik 2019.

Lëndët e vjetra civile pranë kësaj gjykate tani më janë regjistruar në SMIL dhe të njëjtat mund të procedohen në mënyrë elektronike përmes sistemit.