KGjK dhe QKRMT vazhdojnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit

KGjK dhe QKRMT vazhdojnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit

Prishtinë, 8 Korrik 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), z.Skënder Çoçaj dhe Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), znj.Feride Rushiti, kanë nënshkruar sot vazhdimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit.

Kryesuesi Çoçaj, ka shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin e kësaj Marrëveshje. Marrëveshja ka për qëllim që përmes monitorimit dhe publikimit të raporteve të sistemit gjyqësor, synohet të arrihet ngritja e efikasitetit të aplikimit të paraburgimit dhe promovimi i aplikimit më të shpeshtë të alternativave ndaj paraburgimit duke promovuar modele dhe standarde më të avancuara.

Gjithashtu, kjo marrëveshje u mundëson monitoruesve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) qasje në të gjitha gjykatat e të gjitha niveleve në Kosovë.
Memorandum i Mirëkuptimit, i cili është nënshkruar ndërmjet KGjK dhe (QKRMT) do të vazhdojë deri në qershor të vitit 2021.