Gjykata Themelore Ferizaj – Dega Kaçanik, përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Gjykata Themelore Ferizaj – Dega Kaçanik, përfundoj regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL ka përfunduar në tërësi në Gjykatën Themelore Ferizaj – Dega Kaçanik.

Me datën 5 Korrik 2019, të gjitha lëndët e vjetra civile janë regjistruar në sistem, si dhe në të njëjtën kohë është bërë trajnimi i stafit në përdorimin e sistemit SMIL.
Pranë kësaj gjykate në total janë regjistruar 1050 lëndë të cilat tani më mund të procedohen në mënyrë elektronike në sistem nga përdoruesit.