Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec

Përfundoj regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega Rahovec

Me datë 28 Qershor 2019, Gjykata Themelore Gjakovë – Dega Rahovec ka arritur që me sukses të përmbyllë regjistrimin e të gjitha lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra civile për këtë gjykatë ka filluar me datën 15 Maj 2019 dhe numri i lëndëve të vjetra civile të regjistruara në sistem është 689 lëndë. Tashmë lëndët e regjistruara janë të gatshme që të procedohen në mënyrë elektronike përmes sistemit SMIL.