Gjykata Themelore Ferizaj përfundoj në tërësi regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Gjykata Themelore Ferizaj përfundoj në tërësi regjistrimin e lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL

Me datën 21 Qershor 2019, në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka përfunduar në tërësi regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL.

Numri i lëndëve të vjetra të regjistruara në SMIL pranë kësaj gjykate është 1730 lëndë.

Të gjitha lëndët e vjetra tani më janë regjistruar në sistem dhe të njëjtat mund të procedohen në mënyrë elektronike.