Përfundon me sukses regjistrimi i lëndëve të vjetra për lëmine penale në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Podujevë

Përfundon me sukses regjistrimi i lëndëve të vjetra për lëmine penale në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Podujevë

Në kuadër të implementimit të Projektit SMIL për regjionin e Prishtinës, Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Podujevë ka përfunduar në tërësi procesin e regjistrimit të lëndëve të vjetra për lëmine penale.

Ekipet trajnuese të angazhuara për këtë regjion me sukses kanë arritur të bëjnë trajnimin e stafit për këtë gjykatë në regjistrimin e lëndëve të vjetra dhe përdorimin e SMIL.
Regjistrimi i lëndëve të vjetra për lëmine penale, në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Podujevë ka filluar me datën 15.05.2019 dhe ka përfunduar me datë 31.05.2019. Numri i përgjithshëm i lëndëve të vjetra të regjistruara për këtë gjykatë është gjithsejtë 643 lëndë.