Njoftim për konsultim publik për Projekt -Rregulloren për Përdorimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve

Njoftim për konsultim publik për Projekt -Rregulloren për Përdorimin e Sistemit  për Menaxhimin  Informativ  të Lëndëve

Afati për konsultim publik është 15 ditë kalendarike, përkatësisht deri me 22 qershor 2019.


Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qellim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës  ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore. 

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për Hartimin e Rregullores  për Përdorimin e Sistemit  për Menaxhimin  Informativ  të Lëndëve,  drafti i së cilit është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores.

Me qellim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregullorje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net