Zyra e BE-së në Kosovë mbështet fuqizimin e shërbimit korrektues dhe sprovues

Zyra e BE-së në Kosovë mbështet fuqizimin e shërbimit korrektues dhe sprovues

Prishtinë, 05 Qershor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skënder Çoçaj mori pjesë sot, në takimin e organizuar nga Zyra e BE-ë/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Ministria e Drejtësisë në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë”, me temën: “Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative”.

Në këtë takim u shpalosen gjetjet kryesore të raportit teknik për zbatimin e sanksioneve alternative të hartuara nga eksperti i binjakëzimit. Gjithashtu, rëndësi të veçantë gjatë diskutimeve ishte edhe statusi aktual i sektorit sprovues në Kosovë.
Kryesuesi i KGjK, Çoçaj, tha se, zbatimi i dënimeve alternative, synon të konsolidojë dhe promovojë të drejtat e njeriut, të zgjerojë përfaqësimin e interesave dhe nevojave të ndryshme të shoqërisë, të kontribuojë në zhvillimin dhe emancipin e shoqërisë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e komunitetit në procese të rëndësishme institucionale, si parametra të domosdoshëm për cilësinë e një demokracie në zhvillim.
‘’Si objektiv, neve në gjyqësor jemi të interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme, dhe që ruan parametrat institucional të të gjykuarit në kohë të arsyeshme dhe duke respektuar të drejtat e palëve gjyqësore’’. citoi ‘’Çoçaj.