Njoftim për konsultim publik për Projekt-Udhëzimi Administrativ për Rregullat Unike dhe të Përbashkëta për Rendin Shtëpiak në Gjykata

Njoftim për konsultim publik për Projekt-Udhëzimi Administrativ për Rregullat Unike dhe të Përbashkëta për Rendin Shtëpiak në Gjykata

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qellim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore.

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin eUdhëzimit Administrativ për Rregullat Unike dhe të Përbashkëta për Rendin Shtëpiak në Gjykata, drafti i së cilit është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Udhëzimit Administrativ.

Me qellim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshillifton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të këtij Udhëzimi Administrativ.

Afati për konsultim publik është 15ditë kalendarike, përkatësisht deri me 20 qershor 2019.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën:kgjk@rks-gov.net