Përmbyllet me sukses regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL në Gjykatën Themelore në Gjakovë

Përmbyllet me sukses regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në SMIL në Gjykatën Themelore në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka arritur që të përfundoj në tërësi procesin e regjistrimit të lëndëve të vjetra civile në SMIL.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra civile në sistemin SMIL pranë kësaj gjykate ka filluar me datë 01.03.2019, ndërsa regjistrimi i këtyre lëndëve ka përfunduar me datën 31.05.2019.

Numri i lëndëve të vjetra civile të regjistruara në këtë gjykatë është 1275 lëndë, të cilat tani më janë të regjistruara sistem dhe mund të procedohen përmes SMIL.