Norvegjia vazhdon mbështetjen e Projektit TIK – SMIL

Norvegjia vazhdon mbështetjen e Projektit TIK – SMIL

Prishtinë, 29 Maj 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z.Skënder Çoçaj dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, (KPK), z.Bahri Hyseni, pritën në një takim të përbashkët, z. Niels Engelschion, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme Norvegjeze, z. Per Strand Sjaastad- Ambasador i Norvegjisë në Kosovë dhe z. Stein-Ivar Lothe Eide, Zëvendës Ambasador, po ashtu i Norvegjisë në Kosovë.

Të dy krerët e sistemit të drejtësisë, falënderuan donatorin norvegjez për  mbështetjen dhe financimin e pa kursyer të Projektit TIK-SMIL. 

Qëllimi i takimit në mes të KGjK, KPK dhe donatorit të Projektit SMIL, ishte paraqitja e të arriturave pas përfundimit me sukses të fazës kryesore të Projektit për Menaxhimin e Lëndëve për gjykata dhe prokurori (SMIL) dhe fillimin e fazës konsoliduese të projektit.

Gjithashtu, në këtë takim u prezantuan edhe efektet pozitive të para të përdorimit të SMIL në përmirësimin e efikasitetit, llogaridhënies, ngritjen e transparencës dhe  kapaciteteve si dhe rritja e saktësisë së informacioneve  në gjykata dhe prokurori të Kosovës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shtetit të Norvegjisë, vlerësuan  lart punën dhe të arriturat e dy Këshillave dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar edhe në të ardhmen të mbështesin këtë projekt si i rëndësisë së veçantë për tërë sistemin gjyqësor në vendin tonë.

Duke pasur parasysh përgjegjësinë e zbatimit të këtij projekti, të dy Këshillat para donatorit paraqiten zotimet e tyre për të përmbushur të gjitha obligimet e marra të fazës konsoliduese me qëllim që projekti të realizohet me sukses dhe u pajtuan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit reciprok.