Çoçaj priti në takim zëvendës ministrin e Ministrisë së Drejtësisë

Çoçaj priti në takim zëvendës ministrin e Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 28 Maj 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Skënder Çoçaj, sot ka pritur në takim Koordinatorin Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje – zëvendës ministrin e Ministrisë së Drejtësisë, z.Naim Qelaj.

Në këtë takim u bisedua rreth zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër dhunës në familje, trajtimi i këtyre rasteve dhe ndryshimet ligjore të Kodit Penal. Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për Bazën e integruar të të dhënave për rastet e dhunës në familje.
Nga ana tjetër, kryesuesi Çoçaj ka shprehur gatishmëri për t’i trajtuar me prioritet lëndët e kësaj natyre nga gjykatat në Kosovë si dhe premtoi se do se angazhohet maksimalisht që të kemi procedura më efikase dhe trajtime profesionale të këtyre rasteve si dhe në përditësimin e Bazës së integruar të dhënave për rastet e dhunës në familje.