Çoçaj: ‘Pa sekuestrim të pasurisë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë’

Çoçaj:  ‘Pa sekuestrim të pasurisë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë’

Prishtinë, 21 Maj 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, ka marrë pjesë në tryezën nacionale të organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës me temën: “Përmirësimi i garancive procedural në procedurën e mbrojtjes penale lidhur me pastrimin e parasë, sekuestrimit dhe ngrirjes së pasurisë në Kosovë’’ të mbështetur nga Asociacioni i Odës së Avokatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Iniciative për Sundimin e Ligjit – ABA ROLI dhe Rrjeti Regjional Ballkanik për Sundimin e Ligjit (BRRLN).

Kryesuesi i KGjK –së, Skënder Çoçaj, gjatë fjalimit të tij në mes tjerash theksoi: ‘’Pa sekuestrim të pasurisë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë. Nuk mund të mburremi edhe aq për konfiskimet që janë bërë deri tash, nëse në krim nuk e godasim me anë të sekuestrimit atëherë nuk është asgjë”.
Gjithashtu, edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se e vetmja formë për t’i larguar grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë, qoftë në institucione apo kudo qoftë.
Ndërsa, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, tha se kjo tryezë do të na mundësojë të luftojmë këtë fenomen me qëllim që të ketë sa më pak dukuri negative.