Kryesuesi i KGjK, Skënder Çoçaj, ka marrë pjesë në Konferencën përfundimtare të Projektit “Sundimi i ligjit në Evropë, kërkesat dhe sfidat për gjyqësorin evropian”

Kryesuesi i KGjK, Skënder Çoçaj, ka marrë pjesë në Konferencën  përfundimtare të  Projektit “Sundimi i ligjit në Evropë, kërkesat dhe sfidat për gjyqësorin evropian”

Luksemburg, 13-14 Maj 2019 – Kryesuesi i KGjK, Skënder Çoçaj, ka marrë pjesë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luxemburg, ku ka zhvilluar punimet Konferenca dy ditore Përmbyllëse e Projektit “Sundimi i ligjit në Evropë, kërkesat dhe sfidat për gjyqësorin evropian” organizuar nga EJTN (Rrjeti Evropian për Trajnimin Gjyqësor).

Konferenca kishte për qëllim përmbledhjen e projektit për Sundimin e Ligjit të zbatuar nga EJTN në vitet 2018 dhe 2019, duke u fokusuar në: diskutimin lidhur me zhvillimet e jurisprudencës përkatëse të GJEDNJ-së dhe politikën e KE-së në sundimin e ligjit; shkëmbimin e mendimeve në lidhje me sfidat me të cilat përballen gjyqtarët dhe prokurorët gjatë mbështetjes së sundimit të ligjit, diskutuar në gjashtë seminaret e projektit; diskutimi i përparësive, zhvillimeve dhe veprimeve të ardhshme që kërkohen nga akterët kryesor si këshillat gjyqësorë, ofruesit e trajnimit gjyqësor, shoqatat dhe rrjetet gjyqësore evropiane, duke përfshirë edhe përshtatshmërinë e Manualit të Praktikuesit të Sundimit të Ligjit të EJTN dhe Udhëzuesit për Trajnimin e Sundimit të Ligjit të EJTN, si punë e ndërmarrë nga Rrjeti Global i Integritetit Gjyqësor i UNODC.

Kjo konferencë bazuar në rëndësinë e saj, mblodhi përfaqësues të lartë të sundimit të ligjit të shteteve të Bashkimit Evropian e më gjerë, duke përfshirë përfaqësues të këshillave gjyqësor, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor, profesionist të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të shoqatave dhe rrjetet gjyqësore evropiane. Ndërsa pjesëmarrës nga Kosova në këtë konferencë ishin z. Skënder Çoçaj- Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe z. Valon Kurtaj-Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë.