Fillon zbatimi i Projektit SMIL në degët e Gjykatës Themelore Prishtinë

Fillon zbatimi i Projektit SMIL në degët e Gjykatës Themelore Prishtinë

Pas zbatimit me sukses të SMIL në Gjykatën Themelore Prishtinë, Projekti SMIL filloi me zbatimin e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve për lëmine penale edhe për Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega në Podujevë dhe Dega në Lipjan.

Në kuadër të këtij aktiviteti ekipet trajnuese filluan me trajnimin e stafit dhe regjistrimin e lëndëve në gjykatë.

Trajnimi i stafit për Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega në Podujevë ka filluar me datën 07.05.2019, kurse regjistrimi i lëndëve të vjetra dhe të reja ka filluar nga data 15.05.2019. Në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega në Lipjan, trajnimi për stafin e gjykatës ka filluar me datën 13.05.2019, ndërsa regjistrimi i lëndëve të vjetra dhe të reja ka filluar me datën 14.05.2019.